Real Madridi ka shpenzuar rreth 140 milionë euro për Hazardin, konsiderohet transferi më i keq i klubit

57 0

Kalimi i Eden Hazardit te Real Madridi për rreth 140 milionë euro është duke u konsideruar si më i keqi në histori të futbollit shkaku i minutazhës në fushë.

U konfirmuar nga Zinedine Zidane në këtë të hënë se belgu sërish ka pësuar lëndim dhe do të mungojë për 4-6 javë.

Hazard ka luajtur vetëm 25 herë në La Liga që kur u transferua te Los Blancos në korrik të vitti 2019 nga Chelsea.

Ai ka shënaur vetëm tre gola dhe tani është dilema nëse transferimi i tij te Real Madridi është i mallkuar.

Hazard arriti të fitonte me skuadrën spanjolle titullin e La Ligës në edicionin e kaluar, mirëpo nuk ishte vendimtar për të.

Me 11 lëndime të ndryshme, lojtari 30-vjeçar tani mund të humbë edhe Kampionatin Evropian.

Shumëkush mund të jetë i pikëlluar nga lëndimet e tij, e këtu janë edhe tifozët e Chelseat që nuk do ta përjashtonin një rikthim të tij në Stamford Bridge.

Për shtatë vite në Ligën Premier, ai fitoi dy tituj të ligës, dy Liga të Evropës dhe FA Cup-n.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria