Real Madrid me një ‘këmbë’ në gjysëmfinale, Liverpool dështon

e postuar më at 22:20
181 0

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1.

Vëmendjen kryesore në këtë ndeshje e pati Vinicius Junior, i cili shënoi dy gola dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, raporton lajmi.net.

Toni Kroos asistoi golin e parë për Vinicius në minutën e 27-të, ndërsa Marco Asensio shënoi në minutën e 36-të për të shkuar në pushime me rezultat 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Mohamed Salah shënoi një gol të ‘shpresës’ për Liverpoolin, mirëpo nuk rezultoi i tillë.

Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Vinicius, duke shënuar edhe një herë tjetër në minutën 65′.

Ndeshja e dytë do të luhet më 14 prill në Anfield, nëse nuk ndryshojnë gjërat.

nga kategoria

Benevento shokon Juven e Ronaldos

Posted by - 21/03/2021 0
Benevento ka bërë befasinë e javës duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Juventus. “Bianconerët” dominuan në të gjitha…
pg slot