Smart News

Reagon një ndër themeluesit e ASH-së: Po me Arbenitën ç’patët?

Pas shkarikimit Arbenita Metës nga posti i drejtoreshës në Galerinë e Arteve të Tetovës si rrjedhojë ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë Aleanca për Shqiptarët e cila u reshtua përkrah kryetarit të ASH-së Arben Taravari ka reaguar Latif Arifi, një ndër themeluesit e parë dhe ish anëtar i kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët.

Arifi ka drejtuar pyetje ndaj ish bashkëpartiakëve të ASH-së me ç’patën me Arbenitën, sepse është e pabesueshme që për një mosdakordësim, në një të menduar ndryshe , t’i vërsuleni asaj me gjithçka, ti vërsuleni një aktivisteje ndër më të zellshmet dhe më punëtoret që ka pas Aleanca për Shqiptarët, ta diferenconi atë politikisht duke e larguar nga puna, vetëm pse nuk mendon sikur ju.

Reagimi i plotë:

PO ME ARBENITËN Ç’PATËT?

Vërtet ç’patën me të, sepse është e pabesueshme që për një mosdakordësim, në një të menduar ndryshe , t’i vërsuleni asaj me gjithçka, ti vërsuleni një aktivisteje ndër më të zellshmet dhe më punëtoret që ka pas Aleanca për Shqiptarët, ta diferenconi atë politikisht duke e larguar nga puna, vetëm pse nuk mendon sikur ju.

E kuptoj nervozën që shfaqni, po sigurisht edhe brengën që e keni në shpirt, sepse e keni shumë të vështirë, mbase edhe të pamundur, që t’i përmbushni DETYRËN që ju ngarkuar mbi shpinë MADHËSHTIA e tij, komandanti i Zajazit, bashkë me kalin e tij.

Menduat se edhe kësaj radhe do t’u lejojmë që t’i bëni argatin GRUBIT dhe ”grubave” të tjerë, ashtu siç ia shpëtuat lëkurën atëherë kur përkundër vullnetit jo vetëm të anëtarëve të denjë të Aleancës, po edhe të shqiptarëve ia zgjatet jetën edhe për disa muaj.

Pavarësisht se ju përdorët forcën, për ta thyer Nitën tonë, forcë që mundi i kamerës së saj, punës dhe djersës ua dha për t’u bërë ju deputet, e ministra, nuk do ta thyeni KURRË atë, bile do ta bëni edhe më të fortë në betejën që ajo është duke zhvilluar për më shumë se 10 vjet, kundër Zullumit dhe gjithë këtyre fenomeneve të së keqes, që fatkeqësisht pjesë e saj u bëtë edhe ju.

Mbase, me këtë veprim tuajin, nuk e ndotët ARBENITËN, por vetëm se ndotët emrin tuaj, nxituat që ti hiqni asaj jo vetëm bukën e gojës por edhe të drejtën e fjalës. Aman mos harroni se ju kurrë edhe nuk dini të veproni ndryshe, nuk keni guxim që të ballafaqoheni jo vetëm me ARBENITËN po më shumë “arbenita” tjerë që kontribuuan për të ju bërë juve dikush nga hiçi.

Sidoqoftë Arbenitë , bëhu e fortë sepse “guri i rëndë peshon në vend të vet “kurse ai i huaj rrokulliset atje të këmbët e Ali Ahmetit. Të siguroj se jo vetëm ti, po të gjithë që u penalizuan nga këta shokë që tradhtuan idealin dhe kauzën do t’i mbuloj TURPI me 8 maj!, ka përfunduar postimin e tij në facebook Latif Arifi një ndër themeluesit e parë dhe ish anëtar i kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët.

Exit mobile version