Categories: LajmePolitika

Reagon Ministria e Shëndetësisë ndaj hulumtimit të IRL-së: Nuk kemi paguar asnjë qindarkë për ambulantët

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj hulumtimit të “IRL-së”, duke bërë të ditur se si institucion i lartë shëndetësor, nuk kanë paguar asnjë qindarkë për ambulantët (spitalet modulare), kjo konkretisht për modularin në Tetovë.

Ministria e Shëndetësisë mohon plotësisht dhe hedh poshtë si të pavërteta pretendimet e përhapura në rrjetet sociale se Ministria e Shëndetësisë ka paguar para për objektet modulare të Shsh Shkup. Kjo është absolutisht e pavërtetë”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Bëjnë të ditur se me marrjen e detyrës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti u zotua të zhbllokojë të gjitha procedurat për ndërtimin e ambulancave modulare të Shkupit. Për këtë çështje tashmë ka dërguar letër në Qeveri, por nga kjo e fundit ende pa përgjigje se nëse Ministria e Shëndetësisë do duhet t’i paguajë tre ambulantët.

“Një vit më parë, drejtuesit e mëparshëm të Ministrisë së Shëndetësisë nuk i dhanë asnjë përgjigje kompanisë që bëri objektet, në lidhje me atë procedurë, me qëllim shmangien e procedurave gjyqësore, për të cilat dëmet do të paguheshin nga buxheti, pra nga paratë e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë përgatiti informacion për Qeverinë nga e cila po pret përgjigje nga disa institucione nëse Ministria e Shëndetësisë duhet të paguajë tre ambulantët, nga 10 të planifikuarat, të cilat do të shmangnin pagesën e kamatëvonesës dhe dëmshpërblimit. Kjo procedurë ende nuk ka përfunduar dhe Ministria e Shëndetësisë, me vetë iniciativë, nuk ka paguar asnjë denarë të vetëm për ndërtesat modulare”. Ministria e Ministria Shëndetësisë vepron në përputhje me ligjin dhe mbi të gjitha mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre”, thuhet më tej në reagim.

admin2 admin2

Recent Posts

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin…

4 hours ago

Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot…

4 hours ago

Rijad Shaqiri mobilizohet për 19 tetor: Fitore e madhe

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri është mobilizuar për fitoren e madhe të 19 tetorit. “Një…

5 hours ago

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.…

6 hours ago

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

10 hours ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

12 hours ago