Rashkovski: Me familjen jam për pushim në Meksikë, nuk kam ikur

e postuar më at 10:27
73 0

Me familjen jam për pushim në Meksikë, nuk ka vend për senzacione, ka thënë në deklaratë për “Fokus” ish sekretari gjeneral i Qeverisë dhe këshilltari i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

– Nuk ka vend për senazacion, jam për pushim në Meksikë. Shkuam më 14 mars dhe do të jemi deri më 31 mars. Tre vite nuk kam qenë në pushim. Ndjeki gjithçka që ndodh.”, tha Rashkovski. Pas lajmeve që përhapen dje dhe sot për atë se Rashkovski ka ikur në Meksikë pas skandale për korrupsion, në pyetjen a keni ikur në Meksikë, ai u përgjigj shkurt:”Pse të ik?”

Antikorrupsioni hapi lëndë për blerjen e softuerit për MPB-në nga Dragi Rashkovski

Këto lajme u paraqitën pas lajmeve të shumta se Rashkovski derisa ka qenë sekretar gjeneral i Qeverisë ka blerë softuer për shkelje të rregullave në komunikacion për kamerat e “Qytetit të sigurt” që kurë nuk janë përdorur./SmartNews/

 

nga kategoria