Rashidi: Është absurde të dëgjosh se opozita bllokon Kuvendin

e postuar më at 21:40
69 0

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi hedh poshtë konstatimin e Arbër Ademit se opozita është ajo e cila bllokon punën e Kuvendit. Sipas Rashidit kjo flet për dështimin e pozitës, sepse sipas tij jo rastësisht në demokracinë parlamentarë ka shumicë dhe pakicë. Ndërkohë që përkujton Arbër Ademin se ligji për branitellat ka qenë një lojë e koordinuar mes partnerëve të koalicionit të asaj kohe VMRO-BDI, dhe se ligji në fjalë ka kaluar në qeveri edhe me “aminin” e ministrave të BDI-së.

“Në demokracinë parlamentare ka shumicë parlamentare që e mbështet qeverinë, e voton qeverinë dhe i mbështet politikat e qeverisë, dhe ka opozitë e cila nuk ka obligim që të mbështes qeverinë dhe të bëj kuorum pozitës për të mbështet politikat e qeverisë. Sa i përket bllokadës së Kuvendit që e përmend zoti Ademi, është fakt se BDI nuk ka qenë në opozitë që të bllokoj kuvendin. Gjithmonë ka qenë në pushtet dhe nga pozitat e pushtetit njëherë e ka bllokuar Kuvendin. Çka ka bllokuar, ka bllokuar një ligj i cili ka qenë propozim i Qeverisë. Propozim i ministrave të BDI-së dhe të VMRO-së dhe BDI-ja në Kuvend ka bërë lojën për ta bllokuar, atë ligj. Do të thotë se kjo është e njohur në praktikën e deritanishme të BDI-së, të luaj shqiptarin e madh dhe partneri maqedonas të luaj maqedonasin e madh. Ata propozojnë ligj për branitellat, këta bllokojnë ligjin për branitellat- tha Rashidi.

nga kategoria