Smart News

Ramdani: Me aktivistët e palëkundur, Saraji me kryetarin Taravari shkon drejt fitores

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte ka takuar strukturat dhe aktivin politik të Sarajit në kuadër të fushatës “Tetori është afër”.

Pritja ka qenë madhështore, të cilën e konfirmon edhe Sekretari Organizativ i ASH, Blerant Ramadani i cili vjen nga komuna e Sarajit, e i cili thotë se fytyrat e vërteta të ASH-së janë me kryetarin Arben Taravari.

“Sonte, në zemër të Sarajit, bashkë me kryetarin Arben Taravari, zhvilluam një takim me strukturat e ASH-së në Saraj! Aktivistët tanë të palëkundur, fytyrat e vërteta të Aleancës, e mbushën sallën me entuziazëm, dashuri dhe besim. Të tillë janë njerëzit e Sarajit, krenarë, të vendosur dhe të gatshëm për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndërtuar një të nesërme më të mirë për çdo shqiptar”, shkruan Ramadani në rrjetet sociale.

Ramadani më tej thekson se ky takim u ka treguar qartë se fryma e Aleancës është e fuqishme, idealet e saj janë të pastra, dhe rruga e tyre është drejt fitores.

“Sot nuk folëm vetëm për zgjedhje, por për një mision. Një mision për ta rikthyer dinjitetin, për ta ndërtuar një qeverisje që del nga populli dhe punon për popullin.
Me Taravarin në krye dhe me secilin prej jush krah për krah, bashkë do të shkruajmë një kapitull të ndritshëm!”.

Exit mobile version