Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se vitin që lamë pas na pritën për tu bërë bashkë ndërkaq për të na larguar menjëherë të nesermën e bën.
“Po habitem me qëndrimin e partive brenda VLEN-it. Para një viti kishin kohë për të na pritur që ne të vendosim tju bashkohemi dhe ta fromojmë koalicionin VLEN. Ndërsa sot papritur menjëherë të nesërmen, dalin me qëndrim dhe na përjashtojnë nga ky koalicion të cilën votuan 107mijë shiqptarë. Në asnjë mënyrë nuk mendoj se ASH është gomë rezervë e një partie, të paktën kjo parti ka dëshmuar konsistencën e vet” tha Blerant Ramadani.
Ai shtoi tutje që akuzat që ata janë gomë rezervë e BDI-së nuk pijnë ujë.