Gazetari i njohur Ardit Ramadani pa parashtruar pyetje publike për analistët e afërt me Frontin Evropian të cilët kanë kritikuar në vazhdimësi përfshirjen e Albin Kurtit në përkrahje të opozitës shqiptare.
Ramadani ka përmendur dy raste, atë kur Hashim Thaçi e dekoroi Ali Ahmetin në 2006, dhe tani Erion Veliaj, që të dyja rastet ngelen në heshtje nga analistët e Frontit Evropian.
Gazetari i njohur Ardit Ramadani ka parashtruar pyetje publike për analistët e afërt me Frontin Evropian të cilët kanë kritikuar në vazhdimësi përfshirjen e Albin Kurtit në përkrahje të opozitës shqiptare.
Ramadani ka përmendur dy raste, atë kur Hashim Thaçi e dekoroi Ali Ahmetin në vitin 2016, dhe tani Erion Veliaj, që të dyja rastet ngelen në heshtje nga analistët e Frontit Evropian.
“11 dhjetor 2016, dita e parë e kampanjës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e V. – Hashim Thaçi dekoron Ali Ahmetin.
2 maj, 2024, pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e V. – Erion Veliaj dekoron Ali Ahmetin, thurin lavde për të, bashkë me Edi Ramën.
Heshtje te analistët që ishin kundër ‘ndërhyrjes’ të palëve të treta.. heshtje në 2016, heshtje tash – ama jo kur ‘ndërhynë’ Kurti”, shkruan Ramadani.