Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur rreth mundësisë së daljes së Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria. Ai tha se çështja e vendimmarrjes se a do të jemi në qeveri apo jo ASH e vendos përmes konsensusit partiak.
“Çështja kryesore ishte pjesëmarrja në zgjedhje lokale, por tani varësisht rrethanave dhe vendimeve nga partnerët e koalicionit do të kemi një qëndrim edhe ne. ASH nuk e ka pasur problem të lëshojmë qeverinë kur kemi besuar në kauzën tonë. Por a është kjo e nevojshme duhet të dëgjohet qëndrimi i kryesisë së ngushtë. Ne kemi qenë konsistent edhe në koalicion edhe në qeveri. Si dhe kemi dëshmuar profesionalizëm në pozitat që kemi marrë. Kjo është një gjë për të vlerësuar pasi është një parim i ri në politikëbërje”, u shpreh Ramadani.
Ai shtoi se vija të kuqe dhe dyer të mbyllur nuk kanë për asnjë subjekt politik shqiptarë dhe bashkëpunimin me çdo parti politike do të diskutohet në kryesinë qendrore dhe do të jenë transparent me publikun.