Smart News

Ramadani: Aleanca për Shqiptarët nuk e përdor çështjen kombëtare si kartë emocionale, por e vendos në qendër të politikës dhe veprimit institucional

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka theksuar se partia që ai përfaqëson nuk e trajton çështjen kombëtare si një kartë emocionale për përfitime politike, por si thelb të vizionit të saj politik dhe të veprimit institucional.

“Aleanca për Shqiptarët nuk e përdor çështjen kombëtare si kartë emocionale, por e rikthen atë aty ku i takon: në qendër të vizionit politik dhe të veprimit institucional”, theksoi Ramadani.

Ai shtoi se partia nuk jep premtime të mëdha pa mbulesë, por ato që jepen, do të bazohen në ligj, buxhet dhe mekanizma konkrete të zbatimit.

“Ne nuk premtojmë gjithçka, por ajo që premtojmë, do të mbështetet në ligj, buxhet dhe mekanizma zbatimi”, shtoi ai, duke theksuar gjithashtu gatishmërinë për të dëgjuar çdo kritikë të sinqertë, por edhe vendosmërinë për të kthyer platformën politike në realitet.

Ramadani rikujtoi se vendimi i Aleancës për t’u larguar nga qeveria nuk ishte retorikë politike, por akt i përgjegjësisë kombëtare: “Këtë Aleanca e vërtetoi me daljen nga qeveria pikërisht për shkak të nëpërkëmbjes së identitetit tonë kombëtar si dhe të drejtave tona si popull shtetformues në RMV.”

Exit mobile version