Rama: Populli gati për të na dhënë mandatin e tretë

72 0

Rama shprehet i bindur: Populli gati për të na dhënë mandatin e tretë

Kryeu i qeverisë Edi Rama është shprehur i bindur se vetëm PS bën punë të mira dhe të vështira.

Ndërkohë sipas Ramës në këto 30 vite populli i ka mbështetur.

“Shqipëria duhet të medoemos të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe emigracioni nuk duhet të jetë më zgjedhja e detyruar e askujt. E lehtë dhe e bukur ta thuash por e vështirë ta bësh. Ne PS jemi krijuar për të bërë gjërat e vështira. Lindja e kësaj force të madhe politike. Historia e këtyre 30 vjetëve ka treguar se sa herë kjo forcë ka marrë gjërat e vështirë populli e ka mbështetur.

Sa herë i ka rënë shkurt populli e ka lënë PS. Sot kur mandati i dytë po mbaron dhe duam të tretin, populli është gati të na mbështesë. Jo se kemi bërë gjithçka mirë dhe se nuk ka pakënaqësi, ka dhe ka sa të duash. Por populli është gati të na mbështesë se e di që ne jo vetëm që nuk i kemi bërë bisht gjërave të vështira, por punët më të vështira kanë qenë edhe gjërat më të mira që kemi bërë.

Reforma e energjisë, reforma e qeverisjes vendore, reformave e shërbimeve të qytetarëve, reforma e pronës që është futur në rrugë të drejtë përmes ligjit të ri mbështetur edhe nga gjykata e Strasburgut, reforma e drejtësisë. Gjëra të vështira. Punë të vështira që po të ishin nisur 630 vjet më parë sot Shqipëria do ishte më ndryshe, por askush nuk e p-ati vizonin dhe kurajon. Sot të tëra këto reforma kanë hyrë në rrugë.

Rruga e tyre është e gjatë, por është e vetmja rrugë për ta çuar Shqipërinë në një dekadë tjetër. E vetmja forcë për ta bërë këtë realitet jemi ne”, tha Rama.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria