Rama: Do kemi sezon turistik më të lehtë se vjet, vaksinim me shpejtësinë e vendeve të BE

e postuar më at 23:39
84 0

Kryeministri Edi Rama premton një sezon turistik më të lehtë se një vit më parë falë rritjes së shpejtë të vaksinimeve deri në muajin qershor. Teksa ka ndarë foto nga pritja e dozave të mbërritura sot nga AstraZeneca, Rama shprehet se vaksinimi në Shqipëri do të kryhet me shpejtësinë e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian.

“Falë rritjes së shpejtë të vaksinimeve deri në qershor, ne do të kemi një sezon turistik më të lehtë se sa vitin e shkuar dhe falë organizimit që kemi bërë, ne do ta kryejmë vaksinimin e popullsisë me shpejtësinë e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e sotme mbërritën në Rinas 38.400 dozat e vaksinës nga “AstraZeneca”, ndërsa nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.

nga kategoria