Qytetarët nisen drejt Serbisë për t’u vaksinuar, pritje deri në 40 minuta në Tabanoc

85 0

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane.

Siç informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin. Arsyeja është numri i madh i qytetarëve tanë që sot po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19.

Sipas LAMM në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria