QS “BORIS TRAJKOVSKI” PO PËRGATITET PËR FILLIM TË VAKSINIMIT

e postuar më at 12:01
86 0

Shkup, 3 prill – Në QS “Boris Trajkovski” sot do të realizohet simulimi për vaksinimin kundër Kovid-19.

Në simulimin do të merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Është paraparë që vaksinmimi, me 20.000 vaksina ruse “Sputnik V”, të cilat i donoi Serbia, të fillojë të hënën në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në 48 pika. Plani është që në ditë të vaksinohen nga pesë mijë persona nga MPB-ja, ARM-ja, punëtorët mediatik, gjykatat, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatoret në kopshte për fëmijë dhe të punësuarit në pikat rrugore.

Në pajtim me planin, do të punohet në dy turne prej 08:00 deri 20:00.

J X

nga kategoria