Categories: LajmePolitika

Qoku nga Kumanova: Erdhi dita Ali opozita

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes në zonën numër 6, Bekim Qoku mbrëmë në Kumanovë deklaroi se 24 prilli e 8 maji do të jetë fitore të mëdha për VLEN dhe të gjithë qytetarët e vendit, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Koalicioni VLEN nuk ka dyshim se do të fitoj. Këtë e kemi parë kudo përgjatë këtyre 20 ditëve fushatë, në hapjen e shtabeve tona në të gjithë zonat i kemi shëndrruar në tubime masive dhe evente festive.

24 prilli e 8 maji do të jetë fitore të mëdha për VLEN që do të thotë fitore për qytetarin, për bujkun për punëtorin, mjekun, studentin, mësuesin për të gjithë, sepse shteti është i gjithve dhe duhet të jetë i gjithve.

Të njëjtën gjë po e shohim edhe këtu në Kumanovë sonte. Këtu nga Kumanova po shohim se fryma e ndryshimit po ndjehet shumë fort prej jush dhe këtu po shihet drita e shpresës. Këtë shpresë e besim e kemi parë edhe ne si anëtarë të Vetëvendosjes në Kosovë në shkurtin e vitit 2021.

Pyetja është e thjeshtë a jemi për frontin e Vuciqit apo jemi për vlerat dhe parimet e Albin Kurtit?
A jemi për hajninë apo jemi për investim dhe zhvillim?
A jemi për krimin apo për moralin dhe drejtësinë?

Vota jonë kësaj herë nuk do të jetë votë vetëm për shqiptarët e Maqedonisë por për gjithë rajonin, sepse më 24 prill dhe 8 maj ne do të votojmë për Evropën e hapur dhe jo për Ballkanin e hapur ndaj serbëve dhe rusëve. Ali Ahmetin gjithmon e tmerron dhe e ka tmerruar ideja e opozitës. Ai ka reaguar me forcë sa herë që dikush I ka përmendur se duhet të shkoj në opozitë. Kjo e ka detyruar gjithmon Aliun që të bëjë pakt me djallin.

Në sonte nga Kumanova do ti themi: Erdhi dita Ali opozita”, është shprehur Qoku. (INA)

Admin01

Recent Posts

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

4 hours ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

6 hours ago

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë,…

7 hours ago

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Shkruan: Liridon Ramadani Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben…

8 hours ago

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për…

9 hours ago

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE…

10 hours ago