Smart News

Qoku: Bujari është “non-grata” në Mitrovicë

Kandidati për deputet i koalicionit VLEN, Bakim Qoku, ka shpërndarë një foto në të cilën shihen ministri i jashtëm i RMV-së Bujar Osmani dhe ai i Rusisë, Sergej Lavrov, te ngjitur në një pemë në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Qoku thotë se të rinjtë e Mitrovicës e kanë shpallur person të padëshiruar, Bujar Osmanin për planin që ka hartuar për Kosovës derisa kryesonte me OSBE-në.

“Të rinjtë nga Mitrovica, nuk mund ta falin tradhtinë e Bujar Osmanit. Plani nga Bujari i kishte të gjitha kërkesat e njëjta që Serbia dhe Vuçiqi i ka pasur për qeverinë e Kosoves. Prandaj Bujari është non-grata në Mitrovicë.
Të fala nga ura e Ibrit, për kandidatin e Lavrovit”, ka shkruar Qoku.

Exit mobile version