Qeveria sjell vendimin për orë policore nga dita e nesërme

e postuar më at 09/03/2021
126 0

Sillet vendimi nga ana e Qeverisë që prej nesër nga 22 deri më ora 5 të mëngjesit të hyjë në fuqi ora policore. Ky vendim do të zgjasë dy javët në vijim, pas çka do të bëhet vlerësim i sërishëm i gjendjes epidemiologjike.

Ministri Venko Filipçe pas takimit të djeshëm të Komisionit për sëmundje ngjitëse tha se ky propozim është për shkak se gjatë javëve të kaluara më së shumti të infektuar ka për shkak të tubimeve në grupe, por edhe për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për mbajtje të pajisjeve mbrojtëse, mbajtje të distancës dhe mostubim./SmartNews/

nga kategoria