Categories: LajmePolitika

Qeveria propozon Ligjin e ri për përfaqësim të drejtë – pa kuota, pa ndëshkime

Ligji që zëvendëson Balancuesin pritet të shkojë në Kuvend të martën; përkatësia etnike do të jetë deklarim vullnetar, ndërsa përfaqësimi do të monitorohet nga një trup politik pa kompetenca ndëshkuese.

Qeveria ka bërë gati Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili pritet të shkojë në Kuvend të martën, si zëvendësim i Balancuesit që siguronte punësimin e shqiptarëve dhe etnive të tjera më të vogla në Maqedoninë e Veriut.
PortaliX ka siguruar tekstin e propozimit, të cilin ende nuk e kanë publikuar zyrtarisht partnerët e koalicionit.
Sipas tekstit të ligjit, ata që duan të punësohen në administratën shtetërore me ligjin e ri nuk do të jenë të obliguar që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike ndërsa punësimet në institucionet shtetërore do të planifikohen sipas përqindjes së censusit të fundit.

Neni 6 i Ligjit thotë:

(Deklarimi i lirë i përkatësisë – Neni 6)

Çdo qytetar ka të drejtë të deklarohet lirshëm për përkatësinë e tij ndaj cilësdo bashkësi në shtet. Kjo e drejtë ushtrohet individualisht ose së bashku me qytetarë të tjerë që i përkasin të njëjtës ose ndonjë bashkësie tjetër, pa asnjë lloj detyrimi.
Deklarimi i përkatësisë etnike është vullnetar.
Qytetari ka të drejtë të mos deklarohet për përkatësinë ndaj asnjë bashkësie. Mospohimi i përkatësisë nga qytetari nuk mund të ndikojë në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të tij, apo në statusin e tij në shtet.
Deklarimi i lirë i përkatësisë së qytetarëve mund të kushtëzohet me kritere objektive me qëllim të parandalimit të abuzimit nga deklarimet arbitrare.
Për të siguruar përfaqësimin e duhur, do të krijohet një Trup Koordinues që do të udhëhiqet nga një zëvendës kryeministër, ndërsa do të jetë i përbërë nga ministra, agjenci, Avokati i Popullit dhe njerëz të tjerë me kompetencë për të rekomanduar politika dhe për të kërkuar të dhëna konkrete mbi përfaqësimin. Por ky trup sipas asaj që shihet në ligj, nuk ka fuqi për të ndëshkuar ato që nuk respektojnë parimin e përfaqësimit të drejtë. I vetmi mekanizëm është llogaridhënia publike pasi institucionet janë të obliguara të dërgojnë të dhëna dhe të raportojnë mbi masat e marra, por pa patur një frikë nga dënimet.

(Monitorimi dhe analiza e gjendjes lidhur me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat – Neni 10)

Trupi Koordinues, në bashkëpunim me Agjencinë, ndjek dhe analizon në mënyrë të rregullt zbatimin e masave dhe aktiviteteve për sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Për këtë qëllim, të paktën një herë në vit përgatit një raport që i dorëzohet Qeverisë.
Me kërkesë të Trupit Koordinues, të gjitha organet kompetente janë të obliguara që, brenda 30 ditëve nga pranimi i kërkesës, të dorëzojnë të dhëna dhe informacione që kanë të bëjnë me gjendjen e përfaqësimit të qytetarëve që i përkasin të gjitha bashkësive.
Të dhënat dhe informacionet nga paragrafi (2) përmbajnë veçanërisht:
– të dhëna statistikore për përfaqësimin;
– të dhëna nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik (emri dhe mbiemri i regjistruar në letërnjoftim ose dokument tjetër publik të lëshuar nga organi kompetent në përputhje me ligjin);
– të dhëna për masat e ndërmarra dhe shkallën e realizimit të tyre;
– informacione për problemet në zbatimin e përfaqësimit;
– shpenzimet financiare vjetore për zbatimin e ligjit;
– masat dhe shpenzimet e planifikuara për vitin fiskal pasues;
– dhe informacione të tjera.
Gjatë përpunimit dhe dorëzimit të të dhënave personale respektohen dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nëse organet kompetente nuk i dorëzojnë të dhënat e kërkuara brenda afatit nga paragrafi (2), Trupi Koordinues e njofton Qeverinë me një raport të veçantë.
Edhe pse ligji parasheh proporcionalitet, fakti që nuk ka përqindje detyruese, mund ta lejë këtë në interpetim të lirë dhe si pasojë edhe të keqpërdoret.

Një mangësi tjetër e këtij ligji është që nuk ka sistem kontrolli të pavarur, por atë do ta kontrollojë vetëm Qeveria.

Propozim Ligji përsëri do të ketë një periudhë gjashtë mujore për të analizuar dhe filluar me rekomandimin për ta zbatuar./Portalix.mk/

Admin01

Recent Posts

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

9 minutes ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

30 minutes ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

2 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

2 hours ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

3 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

3 hours ago