Qeveria nuk ka ndërmend që ta gazifikojë vendin

e postuar më at 20:07
64 0

Shekulli XXI paralajmëroi për zhvillime dhe dinamika të reja që do të karakterizonin politikën ndërkombëtare. Ky shekull do të cilësohet si shekulli i energjisë apo gjeopolitikës energjetike. Kërkesa për burime energjetike daton që nga revolucioni industrial e që ka shënuar rritje të vazhdueshme.

Kjo kërkesë në shekullin e XXI është rritur edhe më shumë përshkak të shtimit demografik dhe rritjes ekonomike që ka pësuar ekonomia botërore. Çështja e gazifikimit të Republikës së Maqedoni është shumë e vjetër e cila është premtuar shumë vite me radhë nga parti të ndryshme. Ndryshimet politike kanë bërë që partitë në pushtet të ndryshojnë, por jo edhe gjendja në terren sa i përket gazifikimit i cili vazhdon të mbetet i pa ndryshuar, e që është mungesa e gazit. Përmes programit “Rilinjda në 100 hapa” të VMRO-së në viti 2006 u premtua se kësaj problematike do ti jepej fund. Këto premtime vazhduan në çdo cikël zgjedhor deri në vitin 20016 në të cilën kjo parti kaloi në opozitë. Kjo traditë e premtimeve vazhdoi edhe me qeverinë e re e cila premtoi se do të fokusohet që ta shtri rrjetin e gazifikimit në të gjithë territorin e shtetit. Në tetor të vitit 2020 kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev se shteti ynë do të marrë pjesë në ndërtimin e terminalit të gazit natyror në Aleksandërpulos i cili do të kap një vlerë nga 6.5 deri ne 7.5 milion euro dhe do të ketë 10 përqind të aksioneve.  Drejtori i Burimeve Energjetike të Maqedonisë në vitin 2018 deklaroi se procesi i gazifikimi do të përfundoj për dy vite, sot në vitin 2021 ne nuk kemi ende gaz në shtëpitë tona.

Sa gaz natyror konsumon Maqedonia e Veriut?

Maqedonia e Veriut me një popullsi prej rreth 2 milion ba norë (regjistrim i vitit 2002) konsumon rreth 7,028 milion metra kub gaz natyror në vit duke u renditur në vendin e 107-të në   botë për sasinë e gazit të konsumuar e cila mundet që të jetë e barabartë me 3.375 metër kub gaz natyror për kokë banori që është e barabartë me 9 metër kub gaz natyror për kokë banor në ditë, duke përbërë rreth 7% të konsumit primar energjetik. Gazi natyror në vendin tonë kryesisht përdoret për prodhimin e energjisë me rreth 79% kurse në industri përdoret me rreth 18% që nënkupton që për amvisëri është rreth 2% që është një shifër shumë e ulët. Shteti ynë sasin e prodhimit të gazit natyror e ka 0% që nënkupton se ai eksporton 100% të saj. Këto shifra tregojnë se vendi ynë është totalisht i varur nga eksportet. Duke qenë në një situat të tillë tejet komplekse ne si shtet kemi nevojë për një strategji të mirëfilltë energjetike e cila do të mundësonte sigurim të pandërprese dhe me sasi të nevojshme të saj.

Sa është gjatësia e rrjetit të gazifikimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut?

Në vitin 2021 qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndau rreth 51 milion euro për procesin e gazifikim, por ekziston skepticizmi që një shifër e till do të jetë në gjendje të mbuloj procesin e shtrirjes së tubacioneve në të gjithë territorin. Rritja e nevojave dhe kërkesave për gaz natyror nuk është përkthyer edhe në investime të mirëfillta të rrjetit shpërndarës të gazit natyror, në këtë aspekt vendi ynë ka një deficit të lartë pasi disa investime në këtë aspekt ende skan filluar e disa të tjera ende skanë përfunduar. Procesi i gazifikimit Shkup-Gostivar me një gjatësi rreth 80 kilometra me vlerë rreth 29 milion euro ku janë përfunduar me shume se 80 kilometra. Shkup-Tetov-Gostivar tubacion me gjatësi rreth 76 kilometra me vlerë rreth 29 milion euro i cili u filloi punën në vitin 2016 dhe pritej që të përfundohej në vitin 2019 por që përfundimi u vonua dhe pritët që të kryhet këtë vit. Gazësjellësi Negotinë-Prilep-Manastir me gjatësi 92 kilometra dhe vlerë 36 milion euro që sipas planit duhej që të përfundonte në vitin 2019. Manastir – Prespë -Ohër – Strugë është tubacioni tjetër me një gjatësi rreth70 kilometra dhe me vlerë rreth 29 milion euro i cili duhej që të përfundonte në vitin 2020. Vetëm dy qytete kanë një rrjet të kompletuar të shpërndarjes që është Strumica dhe Kumanova si dhe Zonat Industriale Ekonomike kanë mbulim të gazifikimit. Duke parë të dhënat ne shohim se jemi larg mbulimit të tërësishëm të vendit më rrjet të gazifikimit, përshkak të vonesave me kryerjen e punimeve ne afatet e parapara. Cila është arsyeja e një prolongimi të tillë të gazifikimit? Mungesa e vullnetit poltik apo mungesa e një strategjie të mirëfilltë energjetike?

Prej nga do ta marrë Republika e Maqedonis së Veriut Gazin?

Gadishulli Ballkanik është një urëlidhëse në mes Europës dhe vendeve të pasura me burime natyrore si Rusis, Azis Qendrore dhe Lindjes së Mesme duke i dhënë kesaj hapësire një rëndësi shumë të madhe si vend transit në gjeopolitikën energjetike. Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet në një pozitë qendrore në gadishull në të cilën kalojnë shumë tubacione të gazit natyror, por fatkeqësisht në territorin tonë nuk kalon asnjëri nga to. Kjo paraqet një dështim të mirëfillt të politikës shtetërore e cila nuk ka arritur që ta shfrytëzoj këtë përparësi gjeografike për tu shndërruar në qendrën rajonale të tranzitit dhe shpërndarjes. Duke qenë në një pozitë të tillë jemi të detyruar që ta kthejmë vështrimin drejt vendeve në të cilat kalojnë gazsjellësit me qëllim plotësimin e nevojave shtetërore për këtë burim energjetik. Turkish Stream (Rrjedha Turke) është një tubacion i cili sjell gazin prej fushave Ruse në drejtim të Turqis, Bullgarisë dhe më pas drejt vendeve Europiane. Ky tubacion që përmes Bullgaris të dërgoj në drejtim të Maqedonisë së Veriut rreth 500.000 bcm me qëllim plotësimin e nëvojave të  brendëshme, që është i vetmi që funksionon aktualisht. Gazsjellësi ndërlidhës i Maqedonisë Veriore – Greqi me një gjatësi rreth 123 kilometër dhe një vlerë me rreth 70 milion euro e cila do ta lidh vendin me gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (Gazësjellësi Trans Adriatik) i cili do të sjell gazin Azerbajxhanas drejt tregjeve Europiane. A do të vazhdojë Maqedonia të marrë gaz rus apo me përfundimin e projektit do të fokusohet vetëm në gazin azer?

Cilën gjeopolitik energjetike do ta zgjedhë Maqedonia e Veriut?

Pasuria energjetike që disponojnë vendet është shndërruar në një instrumet të fuqishëm influence dhe presioni drejt vendeve të varura nga burimet energjetike pasi në një masë të madhe orientime energjetik nënkuptohet edhe si një rreshtim politik dhe ekonomik. Është e njohur diplomacia energjetike Ruse e cila e përdor gazin natyror si një instrument presioni për zgjerimin apo mbrojtjen e interesave të veta gjeopolitike, veprim i cili në një masë të madhe ka minuar sovranitetin e shteteve në të cilën ajo operon. Ky veprim i diplomacisë Ruse ka shkaktuar shqetësim të madh në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila hedh dyshime se Rusia po shfrytëzon varësin energjetike për imponim ideologjik dhe politik. Në qeverisjen e kaluar u arrit një lloj afirmiteti me energjetikën Ruse e cila në vitin 2010 ndau rreth 40 milion dollarë për ndërtimin e sistemit të gaziikimit të vendit tonë. Në aspektin gjeopolitik kjo ishte një levë të cilën do ta shfrytëzonte Rusia për të rritur influencën politiko-ekonomike të vendin tonë dhe rajon, një veprim i till ishte i dëmshëm për rrugën euro-atlantike në të cilën pretendohej nga Maqedonia .“Nëse shikoni gjeografinë e rajonit, Maqedonia është vendi më i mirë për ndërtimin e zgjerimit të projektit më të ri të infrastrukturës energjetike në rajon, të ashtuquajturit Rryma Turke “, tha Vladimir Chizhov, ambasadori rus në BE, për Bloomberg TV, kjo tregon se sa e rëndësishme ishte territori i Maqedonisë për gjeopolitikën energjetike të Kremlinit, ku vendi ynë shprehu haptas mbështetjen për Rrjedhën Turke ndërkohë që ky projekt kundërshtohej nga BE-ja që vlerësohej si i dëmshëm. Ky gazsjellës ishte një lëvizje përmes së cilës Rusia synonte që ti kundërvihej influencës perëndimore në Maqedoni dhe vendet e Ballkanit, si dhe ishte një mas përë t’iu kundërvënë tubacionit  TAP (Tubacioni Trans Adriatik) i cili mbështetej nga BE-ja dhe Shtete e Bashkuar e që kishte si qëllim diversifikimin e furnizimit të Europës me gaz nga vendet e Azis Qëndrore dhe uljen e varësisë nga ai Rus. Ardhja e qeverisë së re shënoi një pikë kthese në orientimin e gjeopolitikës energjetike e cila në 14 tetor 2016 nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi Greqi-Maqedoni e cila synonte që ta sjell gazin nga tubacionet e TAP në drejtim të vendit tonë,  projekt i cili kishte mbështetjen e BE-së përmes Banka Europian e Investimeve, Asistenca Teknike për Lidhje në Ballkanin Perëndimor (CONNECTA) për ta materializuar atë. Kjo lëvizje është e duhura për vendin tonë, pasi përmes saj ne do të rreshtohemi fuqishëm drejt aleatëve tanë perëndimor dhe në këtë mënyrë do ta ulim varësin nga gazi rus e që përkthehet edhe në varësi politiko-ekonomike të Maqedonisë. Ndërtimi i gazsjellësit mes dy vendeve fqinje që në të kaluar kishin konteste mes vete, është një sinjal pozitiv i cili do të sjellë përafrim mes tyre duke pasur parasysh se të dy janë anëtare të NATO-s e që do të kontribojnë në forcimin e stabilitetit në një rajon kaq të trazuar. Një zhvillim i cili duhet të merret parasysh nga vendi ynë është edhe marrëveshja energjetike e nënshkruar në mars 2021 mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila synon që TEC-in e Vlorës ta shndërroj në një terminal të ri gazifikimi dhe shpërndarje të gazit amerikan e cila mund të jetë një alternativë  e volitshme për furnizim duke pasur parasysh edhe afërsinë gjeografike dhe përfitimet politike nga ky rreshtim strategjik.

Përse duhet të gazifikohet Republika e Maqedonisë së Veriut?

Gazifikimi i vendët është një projekt i cili duhet të merret shumë seriozisht pasi përmes saj ka përfitime të shumta socio-ekonomike dhe ekologjike për vendin tonë. Aspekti social-ekonomik shafqet në çmimet e lira që ka përdorimi i saj, e që përkthehet në shpenzime më të paketa për qytetaret për produktet energjetike që sipas të dhënave arrin deri në 500 milion euro në vit, kjo ofron mundësi më të mëdha për rritjen e fuqisë blerëse përshkak të kursimeve që kanë realizuar nga përdorimi i gazit e që rritja e fuqisë blerëse rezulton edhe në rritjen e prodhimit dhe ekonomisë së vendit. Aspekti ekologjik qëndron në atë se përdorimi i gazit nuk shkakton ndotje në krahasim me me lëndët tjera djegëse, pasi për disa vite qytetet si Shkupi dhe Tetova kanë qenë me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në botë./Zhurnal.mk

nga kategoria