Qeveria e Maqedonisë: Paga minimale do të vazhdojë të rritet

e postuar më at 20:32
70 0

Prioriteti kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punëtorëve, por edhe i kompensimit adekuat për mundin e dhënë.

Pikërisht për këtë nga viti 2017 paga minimale është rritur për gjashtë mijë denarë dhe do të vazhdojë të rritet në përputhje me Ligjin për pagën minimale.

Janë të papranueshme Kërkesat e Presidentit të Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL), Blagoja Ralpovski, Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të veprojnë kundër Ligjit për pagë mininamale. Ne i konsiderojmë akuzat e KSL-së si joserioze dhe të pabazuara.

Institucionet janë të detyruara të respektojnë dhe zbatojnë vazhdimisht ligjin, sepse vetëm në atë mënyrë qytetarët dhe punëtorët do të mbrohen dhe nuk do të përballen me pasiguri.

Në mënyrë që të mundësohet një dialog i gjerë dhe gjithëpërfshirës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u japin mundësinë të gjithë aktorëve për të kontribuar në debatin mbi çështjet ekonomike dhe sociale.

KSL, megjithëse nuk ka përfaqësim të vërtetuar, është pjesë e dialogut të zhvilluar nga Këshilli Ekonomik dhe Social, por mundësin për votim e kanë vetëm përfaqësuesit e punonjësve dhe punëdhënësve.

Fatkeqësisht, KSL, në kushte të Këshillit Ekonomik- Social ende nuk është mbyllur cështja për rritjen e pagës minimale, e manipulon publikun dhe abuzon me mundësinë e dhënë atyre për të marrë pjesë në ato takime.

Për sa i përket negociatave kolektive, është një proces që zhvillohet midis partnerëve socialë nënshkrues të marrëveshjes kolektive. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë mbështet dhe inkurajon negociatat kolektive midis punëdhënësve dhe punëtorëve, por nuk ka autorizim ligjor për të ndikuar në këtë proces.

Komunikatë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

nga kategoria