Qerim Lita për skandalin me librin e sociologjisë: Kjo politik do të vazhdojë deri sa të hesht shteti shqiptar

e postuar më at 20:29
77 0

Nga viti 1946-47 e këndej, tekstet shkollore gjithmonë kanë qenë antishqiptare me përjashtime të vogla, viteve të ’70. Kështu ka deklaruar historiani Qerim Lita në emisionin  “ENTER” në TV SHENJA, ku theksoi se këto tekste mbështeten kryesisht në qarqet serbomadhe të Akademisë së shkencave të Serbisë dhe të studiuesve serbë.

Ai the se politika racore ndaj shqiptarëve, sidomos sa i përket shtimit të popullsisë, përpos më herët u pa edhe në vitin 2008.

“Në Kuvend u votua ligji, ku sipas tij, që për fat të mirë u rrëzua në Gjykatën kushtetuese, ati theksohej në mënyrë më të moderuar, theksohej se në komunat ku nataliteti është i ulët stimulohet çifti që të ketë më tepër, të jepen 8000 mijë denarë, ndërsa kjo nuk vlejke për komunat ku ishte nataliteti më i madh, këtu bënin pjesë komunat shqiptare”, tha historiani Qerim Lita.

Ai tha se fatkeqësisht kjo politik do të vazhdoje deri sa do të hesht shteti shqiptar.
“Shteti shqiptar e ka obligim kushtetues t’i mbroje shqiptarët jashtë shtetit shqiptar. Me kushtetutë e ka obligim shtetëror t’i mbroje interesat e shqiptarëve këtu në Maqedoni dhe kudo që jetojnë. Hesht diplomacia. Besoj dhe shpresoj që ndryshimet që ndodhën në Kosovë do të reflektojnë tek strukturat e re politike kosovare që të ndërmarrin masa për t’i tejkaluar këta dukuri antishqiptiare”, tha Qerim Lita.

nga kategoria