Qentë e presidentit Joe Biden largohen nga Shtëpia e Bardhë pas sulmit ndaj anëtarit të stafit

e postuar më at 23:26
106 0

Dy pastorët gjermanë të Joe Biden raportohet se janë larguar nga ambjentet e Shtëpisë së Bardhë javës që shkoi, pasi me i riu ka sulmaur një roje të sigurisë, në atë që përshkruhej si “incident agresiv”.

Qeni tre-vjeçar Major, i adoptuar nga presidenti në nëntor 2018, besohet se ka kafshuar rojen e paidentifikuar të sigurisë javën e shkuar, raporton CNN.

Burimet amerikane thonë se qeni ka pasur edhe precedentë të tjerë agresiviteti, si të lehura apo kërcime agresive ndaj stafit apo sigurisë.

Dyshja e qenve presidenciale përfshin gjithashtu Champ, 13 vjeç, të cilet janë zhvendosur tashmë përsëri në shtëpinë familjare të Biden-ëve në Delaware.

Presidenti Biden, adhurues i qenve, ka thënë muajin e kaluar se qenin e ri më problematik, e morën për t’i bërë shoqëri Champ-it të moshuar.

“Prandaj ne morën Major, e morën nga një qendër adoptimi. Veterineri na e këshilloi këtë kur e pyetën me çfarë mund të ndihmonim Champ. Dhe vërtet tani ata janë shokë”, tha Biden.

nga kategoria