Qendrat tregtare do të punojnë edhe të dielën

e postuar më at 20:04
97 0

Të dielën, pasi Ligji të hyjë në fuqi nga 1 janari 2022, qendrat tregtare do të punojnë me të gjitha dyqanet, restorantet dhe vendet turistike. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pranoi kërkesat e biznesmenëve që këta sektorë të qëndrojnë të hapur të dielën. Detajet do të dakordohen përmes akteve nënligjore.

I kemi paraqitur propozimet tona për ndryshime në Ligjin e Tregtisë dhe ato janë të pranueshme nga odat ekonomike dhe qendrat tregtare si dhe destinacionet turistike do të punojnë të dielën. Parimisht jemi dakorduar që me realizim të fillohet vitin e ardhshëm.”

Partneri më i madh i koalicionit në Qeveri, LSDM-ja, më saktësisht ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, pohoi se e diela do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët, me përjashtim të disa sektorëve. Pas disfatës së qëndrimit të LSDM-së, ka zhgënjim të madh midis sindikatave. Nuk pajtohen që afati i zbatimit të zgjatet deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe se Ligji të mos vlejë për shumicën e punëtorëve në sektorin privat. Lidhja e Odave Ekonomike akuzon se nuk ishin të ftuar në takimin e fundit kur u vendos që të prolongohet Ligji.

“Presim që negociatat për saktësimin e dispozitave, në drejtim të rregullimit të të drejtave që e diela të jetë ditë jo pune për të gjithë punonjësit për të vazhdojnë dhe të njëjtat të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh që miratimi i ligjit tashmë është shtyrë dhe për zbatim nga qershori i vitit 2021, ndërsa në tekstin e fundit për në shtator 2021 pa miratim paraprak të partnerëve socialë”, njoftojnë nga LOE.

Njoftimet fillestare nga zyrtarët e LSDM-së ishin se të dielën rreth 450 mijë punëtorë do lirohen nga puna dhe rreth 180 mijë do të vazhdojnë të punojnë në aktivitete në të cilat nuk mund të ndërpritet procesi prodhues. Tani me vendimet e fundit, numri i punonjësve që do të kenë një ditë pushimi të garantuar të dielën do të jetë shumë i vogël. Punëdhënësit nga ana tjetër njoftuan se nëse e diela është ditë jo pune, ose do të ulen pagat ose do të ketë largime nga puna./Alsat

nga kategoria