Qendra Rinore për Resurse iCan zgjedh kryetarin e bordit

e postuar më at 09/03/2021
240 0
U mbajt mbledhja konstituive e Bordit Udhëheqës të Qendrës Rinore për Resurse iCan në Gostivar, organizatë me qëllim të krijimit të mundësive mundësi për të rinjtë përmes organizimit të trajnimeve, përkrahjes në kërkimin e punës dhe përmes krijimit të rrjetit tërësisht të ri të të rinjve dhe punëdhënësve.
Në këtë mbledhje kryetar u zgjodh Dr. Arben Taravari ndërsa zëvendës kryetar u zgjodh Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, të organizatave joqeveritare si dhe nga institucionet shtetërore dhe UNDP.

nga kategoria