Punimet në Kuvend, VMRO akuzon Xhaferin për mosmenaxhim

e postuar më at 19:59
69 0

Me tempo të ngadalësuar dhe mosmiratim të ligjeve në mungesë të kuorumit në një sallë gjysmë të zbrazët të kuvendit, deputetët shqyrtuan propozime ligje nga seanca të mbetura nga dhjetori dhe janari. Për situatën në të cilën gjendet ligjvënësi VMRO – DPMNE drejtori gishtin kah kryeparlamentari Talat Xhaferi duke e akuzuar për mosmenaxhim të punës së kuvendit në mungesë të agjendës, duke mos iu përmbajtur dakordimeve me koordinatorët me tendencë që të shterë rendin e ditës përderisa deputetët e opozitës s’janë në sallë.

“Kur ju keni respektuar një dakordim. Kolegët, të cilët ndoshta duan që të paraqiten për fjalë, momentalisht nuk janë këtu, pasi që kemi njoftim nga kordinatori se do të kemi pauzë dhe do të vazhdojmë punën. Megjithatë interes i kuvendit është të mos ketë deputetë që do të paraqiten për fjalë dhe kjo është turpëruese. A ka deputet të shumicës që është i gatshëm tani të merr fjalën, ose keni qëllim që vetëm të kaloj rendi i ditës, të mos ketë deputetë për fjalë dhe normalisht kur do të mblidhen 61 deputet, t’i votoni ligjet.”,- tha deputetja e VMRO–DPMNE–së, Eli Panova.

Xhaferi: Opozita s’respekton kuvendin

Kryeparlamentari Talat Xhaferi me kundër akuza se janë pikërisht deputetët e opozitës që nuk respektojnë punën e kuvendit dhe janë jashtë salle.

“Deputetët kanë marrë porosi dhe shohin se vazhdon debati dhe bëhet ora 13: 30, ku janë deputetët? Kjo është turpëruese. Turp është që deputetët nuk vijnë këtu dhe nuk është turp që unë punoj. Mos veproni kështu.”,- theksoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

E vetmja pikë që arriti të debatohej deri në orët e pasdites ishte propozim ligjin për huamarrje nga Banka Europiane për Zhvillim për realizimin e projektit: vendosje e transportit të shpejtë të autobusit në qytetin e Shkupit. Nuk munguan as përplasjet për këtë çështje. Seanca u ndërpre duke lënë pa u vënë në lexim të dytë propozim ligji për shtetësi i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në të cilin parashikohet rregullimi i çështjes së dhënies së shtetësisë qytetarëve që ndër vite s’kanë shtetësi. Për miratimin e të njëjtës nevojiten 61 deputetë./Tvm2

nga kategoria