Kryetari i ASH-së Arben Taravari pas promovimit të pullës psotare për nderë të Arben Xhaferit, thotë se Sot ndodh një ngjarje e cila i shkon për shtat veprës së personazhit që i dedikohet.
“Sot ndodh një ngjarje e cila i shkon për shtat veprës së personazhit që i dedikohet. Sot Posta e Maqedonisë botoi dhe përuroi pullën kushtuar Arbën Xhaferrit. Çdo rrugë, shkollë, bibliotekë apo pullë postare që mban emrin e tij, është një jehonë më shumë për lartësimin e figurave të mëdha, siç është padyshim edhe ajo e të ndjerit Arbën Xhaferri. Përgëzoj Postën e Maqedonisë së Veriut dhe drejtoreshën e saj, znj. Bujare Abazi, për vizionin historik me të cilin po vulos pullat e shtetit tonë. Në kaq pak kohë janë bërë hapa kaq shumë të rëndësishëm!”, shkruan Taravari.