Publikohet raporti i lumturisë: Qytetarët e Maqedonisë ndër më të palumturit në rajon

67 0

Si gjithmonë, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Pavarësisht mungesës së theksuar të diellit dhe temperaturat që gjatë gjithë dimrit shkojnë shumë poshtë zeros, vendi skandinav për të disatën herë kryeson renditjen e raportit “World Happiness” i realizuar nga instituti prestigjioz Gallup.

Raporti merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëjë me nivelin e vetëbesimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes, dhe solidaritetit social.

Një sfidë në vete ka qenë raporti i fundit i sapodalë, nga momenti që i gjithë planeti është përballur me vështirësitë ekonomike dhe kufizimet e detyruara nga përhapja e pandemisë, që ka pasur impakt sigurisht edhe në humorin e secilit, por nuk duket se ka ndikuar së tepërmi në renditjen e përvitshme.

Pas Finlandës renditet Islanda, që ngjitet nga vendi i katërt tek ai i dytë, ndoshta edhe për efektet e kufizuara të pandemisë në ishullin e largët europian.

Pas vendeve skandinave si Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, nga vendet me popullsi të madhe është Gjermania ajo që renditet e para, në vend të 7-të, ndërkohë që në periudhën 2017-2019 renditej e 15-ta.

Shtetet e Bashkuara gjenden në pozicion të qëndrueshëm pikërisht në vend të 15-të, me diferenca të vogla nga vitet paraardhëse, edhe pse vendi ka qenë më i godituri nga pandemia.

Nga vendet e rajonit, vendi më i lumtur duket Kosova. Ajo renditet në vend të 31-të, më lartë se vende si Polonia dhe Japonia, por edhe se Serbia e vendit të 42-të.

Më larg ndodhet Shqipëria në këtë renditje, e 65-ta, por në përmirësim nga vendi i 75-të të dyvjeçarit të kaluar, vend ky që tani është i Maqedonisë së Veriut.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria