Publikohen dokumente për skandalin e ministrit Filipçe për vaksinat nga Kina (Dokument)

e postuar më at 19:15
93 0

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, publikoi dokumente nga regjistri qendror i Hong Kongut, përcjell SmartNews

VMRO-DPMNE tanimë disa ditë e akuzon ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe se nëpërmjet Hong Kongut, gjegjësisht me ndërmjetësues është munduar të blejë vaksina nga Kina, me çmim dyfish më të lartë, dhe për këtë shkak pushteti kinez ka reaguar negativisht.

Nikollovski thekson se në dokumente shihet:

1. Ndërmarrja fantome Stabri është regjistruar më shtator 2017, ndërsa Zaev formi Qeverinë në maj 2017 .
2. Ka vetëm 3 të punësuar
3. Nëpërmjet të kësaj ndërmarrje është kryer teantativa për blerje të vaksinave me çmim dyfish më të lartë nga çmimi me të cilin shitet ajo vaksinë. Në vend të 25-30 dollarë vaksinat blehen me çmim ‘fantastik’ prej 62.5 dollarë
-Dorëheqje të menjëhershme! Lakmia dhe krimi i Zaevit kushtojnë jetë njerëzish, shkruan Nikollovski./SmartNews/

 

 


nga kategoria