PSG ‘shkatërron’ Lyonin, rimerr kreun e Ligue 1

e postuar më at 23:01
80 0

PSG ka shënuar fitore me rezultat të thellë ndaj rivalit, Lyon.

“Parisienët” fituan me rezultat 2 – 4, shkruan lajmi.net.

Kylian Mbappe qysh pas 15 minutave zhbllokoi shifrat me një gol të bukur.

Ishte Danilo, që dyfishoi shifrat pas asistimit të Marquinhos (32′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Qysh në fillimin e pjesës së dytë, Angel di Maria realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë për të trefishuar shifrat (47′).

Për golin e katër, që doli të jetë i fundit për PSG-në u përkujdes francezi, që ishte goli i dytë personal në ndeshje (52′).

E tëra që mund të bënte Lyon, ishin dy golat e realizuar nga Slimani (62′) dhe Cornet (81′).

Nga ana tjetër, ylli i PSG-së, Neymar gjithashtu hyri në lojë në minutën e 70-të duke u rikthyer pas plotë një muaji.

Me këtë fitore, PSG rimerr kreun me 63 pikë, derisa Lyon renditët në pozitën e tretë me 60 sosh.

nga kategoria