Pse disa kanë simptoma të lehta dhe të tjerët sëmuren rëndë nga Covid-19? Roli i stuhisë së citokinës!

e postuar më at 23:02
99 0

Pse shumica e njerëzve kanë vetëm símptoma të lehta ose nuk kanë farë dhe disa të tjerë sëmuren rëndë nga Covíd-19? Ky është një nga misteret më të mëdha të kësaj sëmundjeje që trondíti bota. Të qenit obez ose pasja e një sëmundjeje kronike si diabeti ose presioni i lartë i gjakut, dihet se rrit rrezíkun e sëmurjes rëndë nga kovídi. Por nuk është gjithmonë kështu. Disa njerëz të shëndetshëm, madje edhe të rinj, shihet që përjetojnë sëmundje të rëndë. Pse?

Përgjigjja imunitare jashtë kontrollit!

Në fillim të vitit 2020, shkencëtarët zbuluan se njerëzit e sëmurë rëndë kishin nivele të pazakonta të qelizave T (përbërësit bazë të sistemit imunitar) në gjakun e tyre. Duke studiuar vlerat e një pacenti që vdq nga Covid-19, ata panë një ndryshim të rëndësishëm në nivelin e citokinave, proteinave që organizojnë reagimin imunitar. Përgjigjja anormale e imunitetit mund të dëmtojë jo vetëm mushkëritë, por edhe organe të tjera të tilla si zemra, mëlçia dhe truri dhe kjo u re fillimisht në prill të 2020 dhe më pas u konfirmua në muajt në vijim. Në fakt, është parë që dëmtimi i organeve të atyre që janë të sëmurë rëndë me Covíd-19 nuk shkaktohet direkt nga vírusi, por nga përgjigjja e fortë imune ndaj vírusit, e ashtuquajtura “stuhi citokine”, e cila sulmon edhe organe të shëndetshëm, papritmas përkeqëson simptomat, që deri në atë moment ishin të kontrollueshme. Prandaj është thelbësore të zbulohet se kush është në rísk nga aktivizimi i kësaj përgjigjeje imune, para se të shfaqen simptomat.

Një studim i ri nga Universiteti i Kembrixhit, po përpiqet të hedhë dritë se pse disa pacíentë po sëmuren rëndë dhe të tjerë jo. Studiuesit morën 207 mostra gjaku nga pacíentët e ínfektuar me Sars-Cov-2 dhe matën përgjigjet e tyre imune për 90 ditë. Në fund të studimit, ata krahasuan përgjigjet imune të njerëzve që patën kovíd të rëndë me ato të atyre që kishin vetëm simptoma të lehta ose ishin asimptomatikë. Çfarë zbuluan ata? Pacíentët që ishin sëmurë rëndë kishin prodhuar nivele më të larta të citokinave inflamatore sesa pacíentët asimptomatikë ose më pak simptomatikë. Përveç kësaj, pacíentët e sëmurë rëndë kishin më pak qeliza imune, siç janë limfocitet T dhe B. Me fjalë të tjera, në fillim të ínfeksionit, pacíentët e përkeqësuar kishin më pak qeliza imune të gatshme për të shënjestruar vírusin dhe nivele më të larta të inflamacionit. Ata që patën simptoma të lehta kishin një përgjigje imune që u përshtat me ínfeksionin shumë shpejt, duke prodhuar një mbrojtje të fortë që në javën e parë të ínfektimit.

Studime të tjera (përfshirë gjenetikën)

Studiuesit në të gjithë botën po përpiqen të zgjidhin enigmën pse disa njerëz sëmuren rëndë me Covid-19. Disa kanë studiuar edhe gjenetikën. Ndërsa një hulumtim i koordinuar nga Qendra Mjekësore e Universitetit Radboud, në Holandë dhe botuar nëntorin e kaluar në revistën eLife, u përqendrua në matjen e sasisë së qelizave të gjakut, nivelet e hematokritit dhe hemoglobinës dhe të tjera parametra gjaku që, sipas studiuesve, mund të parashikojnë vijimësinë e sëmundjes duke zbuluar aktivitetin e qelizave imune. Studime të tjera janë përpjekur të lidhin grupin e gjakut me ashpërsinë e simptomave, por rezultatet nuk kanë qenë të qarta. Kërkimet për këto çështje janë shumë të trazuara dhe fatkeqësisht nuk ka të dhëna të besueshme. Megjithatë do të ishte e rëndësishme të mësohet paraprakisht se kush do të sëmurët rëndë dhe kush jo.

nga kategoria