Protestojnë banorët e Vrapçishtit për shitjen e tokave nga pushteti lokal

e postuar më at 19:56
67 0

Shtatë parcela me mbi 100.000 m2 janë shitur për dy vite nga Komuna e Vrapçishtit në territorin e këtij fshati, për të cilat banorët pretendojnë se janë vakëf të cilën e kanë te trashëguar nga të parët e tyre. Muhamed Hasipi nga Iniciativa qytetarë e kësaj proteste, deklaroi se deri në kthimin e tokave të shitura pa konsultimine tyre, protesta nuk do të ndalet dhe do të radikalizohen nëse ka nevojë.

Ai kërkoi nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të hetojë se si janë shitur tokat, duke akuzuar se e gjithë procedura ka qenë ilegale.

Nga ana tjeter, kryetari I Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, mohon akuzat për shitje jo legale te tokës dhe se tokat janë publike, duke shtuar se këto protesta kanë prapavi politike:

Banorët janë kërcënuar se nëse duhet tokën siç ata thonë e tyre, do ta mbrojnë.

Gjatë protestës godina e Kominës së Vrapçishtit ishte rrethuar nga policia, e një pjesë e uniformave blu ndodhej edhe në brendi të objektit, ndërsa për siguri administrata komunale kishte dalë para kohe nga puna.

nga kategoria