Protestoi për rastin “Monstra”, paraburgoset edhe një shqiptar

e postuar më at 07:48
72 0

Prokuroria Publike njofton se kanë zbuluar një nga protestuesit i cili, siç thotë Prokruroria, gjatë protestës për rastin “Monstra”, bashkërisht me disa persona tashmë të panjohur, kanë lënduar 11 policë dhe 1 gazetar.

“I dyshuari 19 vjeçar nga fshati Stajkovci, më 26 shkurt, gjatë protestës, bashkërisht me qytetarë të identifikuar dhe të paidentifikuar, kanë vepruar ndaj kordonit policor, duke hedhur gurë dhe objekte tjera. Si pasojë e kësaj janë lënduar 11 policë dhe 1 gazetar”, njoftojnë nga PTHP.

Prokuroria Publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit propozoi caktimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut nga arratisja.

“Gjykatësi e pranoi propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit prej tetë ditëve”, njoftojnë nga PTHP.

J X

nga kategoria