Protestë në Shkup kundër dhunës seksuale, masa ndaj dhunuesve e mbrojtje për vajzat

e postuar më at 19:13
45 0

Të indinjuar nga rasti i përdhunimit të vajzës 11 vjeçare nga 5 persona në parkun e lagjes “Dragodan” në Prishtinë, dhjetëra fëmijë, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare për barazi gjinore, kanë protestuar sot në Shkup në shenjë solidarizimi dhe thyerje të heshtjes ndaj rasteve të vazhdueshme të dhunës seksuale ndaj grave.

Ndonëse të mbledhur për të kundërshtuar dhunën, protesta nisi me incidente dhe tentim për destabilizim të situatës, 3 nga organizatorët u sulmuan nga persona të panjohur ndërsa të tjerë u kërcënuan.

Aktivistët për barazi gjinore kërkojnë që dhuna ndaj grave të konsiderohet si vepër penale dhe të dënohet sipas ligjit; – justifikimet në çdo bazë të konsiderohen si të papranueshme për çdo akt dhune; – viktimave t’u sigurohen masa të posaçme mbrojtjeje gjatë hetimit dhe proceseve gjyqësore.

“Ky rast ȅshtȅ edhe njȅ alarm qȅ tregon rreth pasigurisȅ sȅ grave dhe vajzave nȅ ambientet ku jetojnȅ dhe veprojnȅ, sepse shpesh shtȅpia, shkolla, vendi i punȅs apo rruga, bȅhen vende krimi. Aty vajzat e gratȅ ngacmohen, dhunohen e vriten. Kȅsaj gjendjeje terrori duhet t’i vijë fundi! Me anȅ tȅ kȅsaj proteste kȅrkojmȅ qȅ: – Shtetet tȅ rrisin masat e mbrojtjes dhe sigurisȅ pȅr vajzat dhe grat; – Trajtim tȅ drejtȅ dhe me dȅnime mȅ tȅ ashpra pȅr rastet e dhunȅs ndaj grave dhe vajzave; – Legalizimin e pȅrdorimit dhe shpȅrndarjes sȅ gazit lotsjellȅs pȅr vetȅmbrojtje (pepper spray); – Tȅ respektohen konventat ndȅrkombëtare, me theks tȅ veçantȅ ajo e Stambollit, pȅr parandalim dhe luftimin e dhunȅs ndaj grave dhe dhunȅs nȅ familje qȅ pȅrcakton standardet dhe detyrimet bazȅ tȅ njȅ shteti nȅ parandalimin e dhunȅs ndaj grave e vajzave.”,- tha organizatorja Njomza Shaqiri.

“Dhunimi përpos që është krim pedofilik, është edhe cenim ndaj grave gjithandej. Sot kam dalë me mesazhin që nuk ka provokim. Unë jam burrë dhe asgjë nuk mundet të më provokojë ta përdhunoj dikë.”,- theksoi pjesëmarrësi në protestë, Fatos Grubi.

“Ne duhet të protestojmë çdo ditë, sepse dhunën e kemi kudo në jetët tona, jo vetëm atje në Prishtinë, jo vetëm vajza 11 vjeçare, por të gjitha jemi viktima potenciale.”,- u shpreh organizatorja Anita Latifi.

Ndonëse të mbledhur për të kundërshtuar dhunën, protesta nisi me incidente dhe tentim për destabilizim të situatës, 3 nga organizatorët u sulmuan nga persona të panjohur ndërsa të tjerë u kërcënuan.

J X

nga kategoria

pg slot