Protesta në Romë, demonstruesit janë përleshur me policinë

e postuar më at 09:40
81 0

Pronarët e restoranteve dhe qytetarët tjerë, të pakënaqur nga masat epidemiologjike të Qeverisë italiane, për të cilin shkak lokalet e tyre nuk punojnë me javë të tëra, mbrëmë janë përleshur me policinë gjatë protestave para Parlamentit në Romë.

Mediumet lokale njoftuan se është lënduar një polic.

Disa qindra demonstrues protestuan pa maska mbrojtëse dhe kërkuan nga Qevera që t’u lejojë përsëri të punojnë.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa njoftoi se forcat e sigurisë kanë intervenuar pasi demonstruesit kanë tentuar ta depërtojnë kordonin e policisë dhe se mes pjesëmarrësve në trazirat ka pasur edhe anëtarë të grupeve ekstreme politike të djathta.

Restorantet, baret dhe kafenetë në Itali do të mbeten të mbyllura të paktën deri në fund të prillit, ndërsa u lejohet vetëm shitje me porosi.

nga kategoria