Protesta kundër masave kufizuese në Gjermani dhe vende të tjera evropiane

e postuar më at 09:38
6 0

Në disa qytete gjermane të shtunën u organizuan protesta kundër masave kufizuese për individët e pavaksinuar. Protestat kryesore u zhvilluan në Duseldorf, Frankfurt dhe Magdeburg, ndërsa “marshime” të qeta pati në shumë qytete të tjera gjermane kundër masave të kufizuese që kanë për synim frenimin e përhapjes së variantit ngjitës të Omikronit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi të premten se dëshmia e vaksinimit ose një test i fundit negativ për COVID-19 tani do të jenë masa të detyrueshme për të hyrë në restorante.

Çertifikata e vaksinimit për të hyrë në shumë ambiente publike tashmë është kërkuar për disa javë, por masa e re është zgjeruar, duke përfshirë restorantet dhe lokalet që shesin pije alkolike. Kancelari Scholz njoftoi vendimin para gazetarëve në Berlin pas një takimi mbi strategjinë kundër pandemisë sëCOVID-19 me 16 guvernatorët rajonalë të Gjermanisë.

Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të shkurtojnë periudhën e vetëizolimit për njerëzit e ekspozuar ndaj koronovarusit nga 12 në 10 ditë. Individët e vaksinuar plotësisht, të cilët ekspozohen ndaj personave që më pas rezultojnë pozitivë për Covid-19, nuk kanë nevojë vetëizolohen. Kancelari Scholz tha se qeveria e përmbushi objektivin e saj për të administruar 30 milionë doza përforcuese deri në ditën e Krishtlindjes. Ai tha se tani qeveria synon të administrojë 30 milionë doza të tjera përforcuese deri në fund të janarit.

Protestat kundër kufizimeve të qeverisë për koronavirusin u zhvilluan të shtunën edhe në Torino, Paris dhe Bejrut. Ndërkohë, Britania raportoi një numër rekord prej 146,390 rastesh të reja me Covid-19 të shtunën. Vendi gjithashtu raportoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 150,000 njerëz, shifra më e lartë se në çdo vend tjetër evropian përveç Rusisë.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid paralajmëroi të premten se shtrimet në spital po rriten dhe tha se sistemi shëndetësor i vendit po përballej me “disa javë të vështira përpara”./VOA

A M

nga kategoria