Protest i ri para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

88 0

Pronarët e objekteve hoteliere dhe industria për organizimin e martesave sot në ora 15:00 përsëri do të protestojnë para Qeverisë me kërkesën e tyre për sjellje më të shpejtë të protokolleve për punë me të cilin do të kthehen në funksion të gjithë veprimet shtesë, duke rikujtuar se për këtë protokoll presin tanimë 1 vit.

Restorantet, klubet e natës, muzikantët, fotografët, studiot për dekorime, embeltoret, lulishtet, studiot e makiazhit tashmë disa herë e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj pamundësisë për të punuar – në fillim në lagjen Aerodrom të Shkupit, pasta para Qeverisë.

„Vazhdojmë ditën e martë më (09.03.2021), mes orëve 15:00 – 17:00 para Qeverisë. Qëllimi i kësaj proteste është kërkesa për sjellje të protokolleve për punën e restoraneve për solemnitete të organizuara. Ndalesa zgjat tashmë 1 vit dhe ne jemi në pritje të një protokolli që lejon punën. Do të jetë protest i qetë me respektim të protokolleve shëndetësore”, thonë organizuesit e protestës./Smartnews/

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria