Pronarët e kazinove të pranishëm në tubimin e BDI-së në Gostivar

e postuar më at 23:19
47 0

Edhe pse për 20 vite kanë dhënë leje për kazino dhe lojëra të fatit, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe gjatë kësaj fushate vazhdoi të flet kundër kazinove.

Në tubimin përmbyllës të BDI-së në Gostivar, përveç mbështetësve nga qytete të huaja, të pranishëm ishin edhe pronarët e kazinove, të cilët fuqishëm mbështesin Nevzat Bejtën.

Në fotografi shihet pronari i një kazino të madhe në Gostivar afër kryeparlamentarin Talat Xhaferi në rend të parë.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Aleanca për Shqiptarët në planprogramin e tyre kishin heqjen e kazinove nga vendbanimet ku jetojnë banorët, ndërsa për këtë është pajtuar edhe Lëvizja Anti-bixhoz.

nga kategoria