Prokurori Kocevski është propozim i Grubit dhe Llogës – Ndaj mos manipuloni me ndjenjat e shqiptarëve!

 

Koalicioni VLEN reagon fuqishëm ndaj përpjekjeve të shëmtuara të BDI-së për të politizuar drejtësinë dhe për të manipuluar me ndjenjat e qytetarëve shqiptarë në lidhje me tragjedinë kolektive në Koçan.

VLEN rikonfirmon qëndrimin e saj të shprehur publikisht: ne nuk dëshirojmë që asnjë shqiptar, cilido qoftë ai dhe nga cilado parti politike të vijë, të shpallet fajtor për tragjedi që kanë rezultuar me humbje jete njerëzish. E kundërta do të ishte një turp kolektiv dhe drejtësi selektive.
Reagimi i plotë:
Koalicioni VLEN rikonfirmon edhe një herë qëndrimin e shprehur publikisht. Nuk duam që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë kolektive në Koçan. Ne nuk duam që asnjë shqiptar, pavarësisht përkatësisë politike, të jetë fajtor për humbje jete njerëzish.
Urojmë sinqerisht që të gjithë zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët shqiptarë të provojnë pafajësinë e tyre, në një procedurë gjyqësore të drejtë, transparente, që do të bazohet ekskluzivisht në parimet kushtetuese të drejtësisë jo selektive, prezumimit të pafajësisë dhe barazisë para ligjit.
Ashtu siç kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që të zbatohet e njëjta procedurë edhe për tragjeditë kolektive të ndodhura me spitalin modular në Tetovë, aksidentin e “Durmo Tours” dhe atë të “Besa Trans”. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë – ose përndryshe nuk kemi më shtet, por anarki për hir të fitimeve personale!
Sa i përket përpjekjeve të Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës për të ndërtuar perceptimin se shqiptarët janë viktima të Qeverisë, duam t’ua themi troç: jeni të lexuar si abetare të klasës së parë!
Atyre fare nuk u interesojnë shqetësimet e popullit shqiptar, por vetëm se si të shkaktojnë krizë politike. BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë katastrofë dhe për këtë arsye avokon bojkotimin e tyre. Kësaj klike të korruptuar të BDI-së i duhen me çdo kusht zgjedhje të parakohshme parlamentare, vetëm e vetëm që të formohet një Qeveri teknike sipas modelit të Përzhinës, ku Ministria e Brendshme t’i takojë “vëllait të madh” – LSDM-së, që ai ministër t’i zhdukë provat për krimet e tyre.
Lotët e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro të kohës së tyre. Këtu është një tjetër dëshmi: më 15 janar 2024, Artan Grubi dhe Krenar Lloga propozuan Ljupço Kocevskin për prokuror publik.

Prandaj, në vend që të përpiqen të manipulojnë me ndjenjat e shqiptarëve, le të përgjigjen: a është e mundur që Ljupço Kocevski dhe Islam Abazi, të cilët janë propozime të tyre, tani po udhëheqin “gjueti shtrigash”, apo me këto pamflete politike që i shpërndajnë, po shënojnë autogola?

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

7 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

7 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

11 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

11 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

12 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago