Projekt i BE-së për reforma në financa publike, Gir: Reformat mundësojnë rritje ekonomike

e postuar më at 20:42
96 0

Bashkimi Evropian me 35 milion euro mbështet reformat në sektorin e financave publike në vend, me qëllim të krijon sistem efikas dhe transparent, i cili do të mundësonte menaxhim më të ndershëm me paratë publike dhe ulje e rrezikut për korupcion. Sipas euro-ambasadorit Dejvid Gir, sistemi efikas dhe transparent i finanacave publike është parakusht për rritje ekonomike të secilit shtet. Me atë sistem sipas Gir, do të kthehet besimi i qytetarëve në organet shtetërore.

“Edhe pse është komplekse dhe plotë me sfida, përsëri aplikimi efikas i reformës së menaxhimit me paratë publike do të ketë interes të drejtëpërdrejtë për qytetarët. Në këtë mënyrë ata do të dijnë se ku përfundojnë paratë e tyre dhe ata do të përgjigjen me besim më të madh. Nuk duhet të humbim mundëlsinë që të përfitojmë nga kjo reformë, edhe përskaj sfidave shoqërore ekonomike të shkaktuara nga pandemia.”, tha Dejvid Gir, ambasador i delegacionit të BE-së në RMV.

Besimi: Do të krijoj administratë më cilësore

Minstri i finacave Fatmir Besimi theksoi se projektet e tilla janë me rëndësi të madhe për politikat ekonomike të shtetit.

“Pikërisht për atë, këtë e shohim si udhëtim afatgjatë dhe me të vërtetë e vlerësojmë atë që qytetarët e BE-së e bëjnë për ne. Akademia për financa publike do të mundësoj trajnime të ndryshme për të punësuarit, me qëllim që të krijohet administratë moderne, e cila mund të jep shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.

Besimi therksoi se edhe përskaj pandemisë janë implementuar aktivitete të shumta në këtë drejtim.

nga kategoria