Categories: LajmePolitika

Profesori Petrit Pollozhani thirrje gjithë struganëve: Ta mbështesim koalicionin VLEN dhe Taravarin President!

Profesori i njohur universitar nga Struga, Petrit Pollozhani mbrëmë publikisht mori pjesë në hapjen e Shtabit Zgjedhor të opozitës shqiptare në Strugë.

Pollozhani mori edhe fjalën duke kërkuar nga të pranishmit dhe ata që nuk ishin aty, që të përkrahin koalicionin VLEN dhe kandidatin për president, Arben Taravari.

“E lexova programin e Taravarit dhe e besoj. Jam dakord dhe pajtohem plotësisht me të gjitha pikat e këtij programi”, tha mes tjerash Pollozhani.

Pollozhani shprehu shqetësimin për migrimin masiv, duke treguar shifra të frikshme të ikjes së të rinjve nga vendi.

“Struga sot është e vjedhur, Struga është e nënçmuar, por Struga është krenare. Struga, doktor Taravari, beson në ju. Ju keni krijuar autoritet dhe besojmë në ndryshimin që do ta bëni ju”, tha në fund profesori, Petrit Pollozhani.

Admin01

Recent Posts

Kos për Maqedoninë dhe vendet kandidate: BE e shqetësuar për sundimin e ligjit

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se Bashkimi Evropian (BE) mbetet i shqetësuar…

3 hours ago

Valbon Limani: Komuna në punë – Punime në tretoaret e dy rrugicave në Gostivar

Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për rregullimin e tretoareve në dy rrugicat e lagjes…

4 hours ago

Halil Snopçe: Mickoski po fshihet pas fasadës, ndërsa “bota serbe” depërton në vend

Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat…

4 hours ago

Liridon Ramadani: Arben Fetai – as dëm, as peshë, veç hiç

Liridon Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj Arben Fetait, duke e cilësuar si figurë politike pa…

4 hours ago

Televizioni “Rai” për herë të parë me transmetime në gjuhën arbëreshe

Për herë të parë, Radiotelevizioni Italian “RAI” do të nisë transmetime të dedikuara në gjuhën…

5 hours ago

Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI…

11 hours ago