Profesori i njohur universitar nga Struga, Petrit Pollozhani mbrëmë publikisht mori pjesë në hapjen e Shtabit Zgjedhor të opozitës shqiptare në Strugë.
Pollozhani mori edhe fjalën duke kërkuar nga të pranishmit dhe ata që nuk ishin aty, që të përkrahin koalicionin VLEN dhe kandidatin për president, Arben Taravari.
“E lexova programin e Taravarit dhe e besoj. Jam dakord dhe pajtohem plotësisht me të gjitha pikat e këtij programi”, tha mes tjerash Pollozhani.
Pollozhani shprehu shqetësimin për migrimin masiv, duke treguar shifra të frikshme të ikjes së të rinjve nga vendi.
“Struga sot është e vjedhur, Struga është e nënçmuar, por Struga është krenare. Struga, doktor Taravari, beson në ju. Ju keni krijuar autoritet dhe besojmë në ndryshimin që do ta bëni ju”, tha në fund profesori, Petrit Pollozhani.