Smart News

Profesore Shpresa Selimi zgjidhet Kryetare e Asamblesë së Femrës-Dega Gostivar

Sonte në Gostivar, Aleanca për Shqiptarët  mbajti Kuvendin zgjedhor të degës së Asamblesë së Femrës. Në kuvend ku ishte prezent edhe kryetari Arben Taravari, me shumicë votash zgjodhi zonjën Shpresa Selimi për Kryetare të degës së Asamblesë së Femrës ne Gostivar.

Profesoresha Shpresa Selimi është e lindur në Gostivar nga një  familje e njohur e arsimuar. Studimet diplomatike I ka mbaruar në Fakulultetitn Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, pranë Universitetit Kiril dhe Metodij në Shkup. Studimet e magjistraturës  i ka kryer në Universitetin e Tetovës, dega e Gjuhësisë. Mbi dy dekada ushtron përvojë profesionale në Shkollën Ekonomike komunale.

Gjithmonë ka qëndruar stoike ne Asamblenë e Gruas në degen e Gostivarit.

Aleanca për Shqiptarët është me krenari partia e grave dhe vajzave shqiptare. Ka krijuar një hapësirë të madhe për pjesmarjen e tyre në politikë e vendimarrje.

Exit mobile version