Procesi i regjistrimit, BFI: Kemi filluar sensibilizimin e diasporës

e postuar më at 19:59
96 0

Vazhdon procesi i regjistrimit të diasporës. Rëndësia e sensibilizimit të qytetarëve të RMV-së që jetojnë apo punojnë jashtë vendit, ishte edhe në qendër të takimit të kreut të BFI-së Shaqir Fetahi, me zv. Kryeministrin e parë Artan Grubi. BFI tashmë përmes qendrave islame në diasporë ka filluar sensibilizimin e popullatës për rëndësinë e pocesit më të madh statistikor në vend.

“Tashmë ne kemi informuar të gjitha unionet në diasporë, atje unionet tona kanë marrë obligimet e tyre, janë në kontakt me qendrat islamike të besimtarëve tanë. Tani fillojmë fazën e dytë, përgatitemi që të vizitojmë diasporën, për ta ngritur vetëdijen e diasporës për rendësinë e regjistrimit. Këtë e kemi obligim institucional, fetar, moral, kombëtarë e kështu me radhë. Ne angazhimet tona do t’i bëjmë deri sa të zgjasë procesi i regjistrimit.”, tha Shaqir Fetahi, kryetar i BFI-së.

nga kategoria