Procesi gjyqësor për sulmin në Kuvend, mbrojtja e Janakievskit me dëshmi të reja

e postuar më at 19:33
80 0

Gjykimi për rastin e dhunës së 27 prillit në Kuvend do të vazhdojë më 16 mars, sepse në seancën e sotme pala mbrojtëse e ish ministrit, Mile Janakievski, dorëzoi material dëshmues me të cilin, sipas tyre, do t’i ndihmojnë rastit.

Pala mbrojtëse fillimisht nxori pjesë të procesverbalit të shtabit operativ për aksionin operativ “Platforma” të datës 27 prill të vitit 2017. Në fillim të seancës së sotme, mbrojtja tërhoqi disa dëshmitarë të propozuar, tre prej të cilëve do të dëgjoheshin sot, me të cilët përfundoi plotësisht paraqitjen e provave verbale nga mbrojtja e Mile Janakieskit.

Në një sekuencë nga procesverbali i cili u shpalos, thuhet se protesta paralele kishte edhe në shumë qytete tjera. Ky raport u aprovua nga shefi i sektorit, Dushko Lazarov. Sipas avokatit, Elenko Milanov, me procesverbalet nga shtabi operativ, u vërtetua se sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme më 27 prill 2017, nuk kishte asnjë transport të organizuar nga qytete të tjera.

“32 persona ishin të pranishëm në takimin në Ministrinë e Brendshme. Kishte dy pika, informimi dhe monitorimi i zhvillimeve aktuale. Pas mesnatës, ndihmësi i drejtorit Salija mbajti një fjalim para të pranishmëve, i cili i informoi ata se nuk kishin ardhur njerëz nga qytete të tjera”,- tha Mile Janakievski.

Prokurorja, Vilma Ruskovska, reagoi ndaj paraqitjes së këtyre provave, duke theksuar se nuk kishte asnjë lidhje me asnjërin nga të dy të pandehurit, Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin, por Gjykata e refuzoi kundërshtimin e saj dhe lejoi paraqitjen e të njëjtave.

Të akuzuar në këtë rast janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i UDB-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen nën akuzën për kryerjen e krimit “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë”./Tvm2

nga kategoria