Pritet vendim zyrtar nga Greqia për hapjen e kufirit

86 0

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani presin që kufiri me Greqinë të hapet më 14 maj pas më shumë se një viti.

Zaev tha sot në Veles se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mori një konfirmim nga autoritetet greke se kufiri është planifikuar të hapet nga 14 maji, me konfirmim për marrjen e vaksinës ose të testit PCR.

Zaev thotë se Greqia, si anëtare e Bashkimit Evropian, ende lë disa rezerva, sepse BE-ja mund të miratojë disa rregulla të tjera.

Hapja e kufirit, sipas tij, është shumë e rëndësishme për ne për shkak të aktiviteteve ekonomike, tregtare, turizmit … Zaev pret nga mesi i majit maj të udhëtojë lirshëm në Greqi si në shumicën e vendeve në rajon dhe shpreson që me atë shembull do të shkojnë edhe vendet e tjera të BE-së.

Ministri i Jashtëm Osmani, ndërkohë, theksoi se deri më tani nuk ka ndonjë vendim zyrtar për ditën dhe mënyrën e hapjes së kufijve me Greqinë.

“Pres që sigurisht që do të ketë disa kërkesa që qytetarët duhet të plotësojnë në mënyrë që mund të kalojnë kufirin. Ajo për të cilën ne po flasim intensivisht me palën greke është në lidhje me korridoret e transportit, gjegjësisht kalimin e kamionëve dhe rregulloret e reja për shoferët”, tha Osmani në konferencën e sotme për shtyp në MPJ.

Ai theksoi se këtë javë ai kishte një takim me ambasadorin grek, në të cilin tema kryesore ishte përcaktimi i terminit dhe mënyrës se si qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në Greqi.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria