Prestigjiozja New york times shkruan për Vjosa Osmanin dhe Doarsa Kica

e postuar më at 11:32
105 0

“Në vendin e ish-rebelëve, femrat gjejnë fuqinë në kutitë e zgjedhjeve”, titullohet shkrimi i gazetarit Andrew Higgins

Në artikull flitet edhe për Vjosa Osmanin, ku thuhet që shumë shpejtë pritet të bëhet presidente.

“Si folëse, zonja Osmani fyhej dhe kërcënohej rregullisht nga rivalët meshkuj. Kur ajo shkëputi mikrofonin e një ligjvënësi të padisiplinuar vitin e kaluar, ai u sul me të, duke ulëritur. Një video e incidentit qarkulloi në internet, duke  bindur madje skeptikët që znj. Osmani, një eksperte në të drejtën ndërkombëtare dhe ish-profesoreshë në Universitetin e Pittsburgh, mund ta mbante veten dhe të sillte ndryshime të vërteta”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mediumit amerikan.
Po ashtu në këtë artikull, flitet edhe për deputeten nga lista “Guxo” , Doarsa Kica.
“Doarsa Kica, një avokate 30-vjeçare, hoqi dorë nga puna e saj për të kandiduar në një platformë antikorrupsion, duke përmendur takime në gjykatë me gjyqtarë të korruptuar dhe zemërim me politikanë “të cilët jetojnë në shtëpi me milion dollarë kur ata kanë vetëm një pagë mujore $ 1,000 .”Znj. Kica u bashkua me partinë e znj. Osmani, ish profesoreshën e saj në Universitetin e Prishtinës, dhe fitoi një ulëse.”

nga kategoria