Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Sipas njoftimit nga Presidenca e Shqipërisë, presidenti Meta u njoh nga Grubi me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Meta theksoi rëndësinë që ka përfshirja, sipas tij, sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces dhe vlerësoi se, “përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.
Gjithashtu sipas njoftimit, Presidenti Meta theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve për përballimin me sukses të sfidave të pandemisë dhe efikasitetit të përpjekjeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.