Categories: LajmePolitika

Premtime si Dubai, realitet si Ballkan

Nga Urim SALIU

Ndonjëherë ndalem dhe pyes veten: mos vallë na kanë mashtruar kur thonë se jemi keq? Nga çdo cep dëgjohen zëra, fjalime e premtime që më bëjnë të mendoj se jetoj në Dubai apo në Nju Jork. Parkingje të shumta, pallate luksi, ujë pa ndërprerje, rregull ligjor si në Zvicër, paga marramendëse, shkolla moderne – një parajsë e vërtetë. Nëse i dëgjon kandidatët, qytetarët këtu nuk kanë më asnjë hall. Madje pagat janë aq të mëdha, saqë njerëzit s’po dinë ku t’i shpenzojnë. Ushqimi është aq i lirë e i bollshëm, sa frigoriferët s’po mjaftojnë, dhe një pjesë e mirë e tij shkon dëm ngaqë nuk ka kush ta hajë.

Në këtë qytet të premtimeve nuk ekziston as korrupsioni. Politikanët paraqiten të pastër si kristali, njerëz të përkushtuar vetëm për të mirën e popullit. Gjithçka duket kaq e rregullt, kaq e pasur, kaq perfekte, saqë qytetarëve u është bërë monotoni ky standard i lartë jetese.

Por më pas zgjohem. Dhe realiteti më përplas si një shuplakë. Shoh një vend ku ikja është bërë ëndrra e çdo të riu, ku premtimet e politikës kanë mbetur vetëm fjalë të bukura nëpër fushata, ku fytyrat e vjetra kanë zaptuar institucionet dhe nuk kanë asnjë qëllim t’i lëshojnë. Shoh një popull të lodhur, të mashtruar herë pas here me fjalë të stolisura, por që mbeten pa mbulim.

Ky është realiteti ynë: një skenë ku premtimet janë gjithmonë më të bukura se e vërteta, ku paraqitet një vend i trilluar që nuk ka ekzistuar kurrë. Dhe e vetmja gjë e sigurt është se mashtrimi politik përsëritet, çdo herë pak më i sofistikuar, por sërish po aq bosh sa më parë.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

8 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

12 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago