Prej sot ora policore fillon në ora 20:00

e postuar më at 06/04/2021
65 0

Me vendim të Qeverisë prej sot fillon orë policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përderisa prej nesër mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve nga bastoret.

Prej sot mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet edhe organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj.

Kryeministri Zoran Zaev, dje tha se masat e reja vendosen për shkak të përhapjes së madhe të llojit britanik të coronavirusit.

“Tendencat e reja të epidemiologëve tregojnë se lloji britanik i coronavirusit merr më shumë jetë. Ky lloj infekton më lehtë dhe më shpejtë dhe ka pasoja më të rënda. Nga këto arsye, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, vendosëm që masat e reja janë të pashmangshme. Ekziston lodhje serioze tek personeli shëndetësor. Jemi në gjendje më të rëndë që nga fillimi i pandemisë”, tha kryeministri Zaev.

 

J X

nga kategoria